BSPK-ja inspekton shkeljen e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat
Kryetari i Bashkimit të Pavarur të Sindikatave të Kosovës, Haxhi Arifi, ka thënë se ankesat më të mëdha të punëtorëve janë te sektori privat. Ai ka thënë se në këtë sektor nuk po respektohen orari i punës, nënshkrimi i kontratave, pushimet vjetore dhe ato të lehonisë.
Lajme
Arifi, në një intervistë për Epoka e Re, ka thënë se BSPK e ka vënë në fokus inspektimin e sektorit privat dhe të drejtat e punëtorëve në këtë sektor. Ai ka thënë se BSPK-ja ia ka dalë të ketë organizata sindikale edhe në sektorin privat, porse sipas tij, kjo punë po shkon me vështirësi, sepse punëtorët i nuk duan organizatat sindikale për shkak të informalitetit.
“Me praninë tonë në sektorin privat do të mblidhen më mirë pagesat e tatimit ndaj shtetit dhe do të ketë respektim më të mirë të kontratave të punëtorëve. Andaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Inspektoratin e Punës kemi filluar t’i vizitojmë të gjitha ndërmarrjet në sektorin privat”, ka thënë kreu i BSPK-së.