Luiz: Mourinho nuk është special
Ish-mbrojtësi i Chelseas, David Luiz ka mohuar se trajneri Jose Mourinho është një trajner special, duke shtuar se ata kërkojnë vetëm fitore në përballjen kundër Chelseas.
Sport
David Luiz ka thënë se skuadra e tij do të kërkojë vetëm fitore kundër Chelseas. Ai gjithashtu ka thënë se Mourinho nuk është një trajner special.
“Ai është special për juve e jo për mua”, tha Luiz për prestigjozen franceze, L’Equipe.
“Kam pasur disa momente të shkëlqyera te Chelsea ku kam fituar shumë tituj. Kam qenë shumë i lumtur”.
“Në takimin kundër tyre ne do të tentojmë të shënojmë dhe të luajmë ashtu siç dimë të bëjmë”, përfundoi braziliani.