Vriten tre persona në Prizren (Foto me përmbajtje të rëndë)

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot pasdite rreth orës 14:15 minuta në qytetin e Prizrenit. Tre të vrarët janë meshkuj, të moshës mbi 30 vjeç, kanë bërë të ditur për lajmi.net, dëshmitarë që kanë rastisur në vendin e krimit.

Lajme

08/03/2015 16:06

 (I plotësuar) Mësohet se viktimat e vrasjes së trefishtë sot në Prizren janë personat me inicalet F. Shishko, H. Thaçi dhe B Ersoj, të gjithë nga Prizreni.

————————————————————-

Vrasja është konfirmuar edhe nga policia e Rajonale e Kosovës në Prizren. Zëdhënësi Hazir Berisha, ka thënë për lajmi.net, se vrasja ka ndodhur në udhëkryqin përballë sheshit UÇK në afërsi të spitalit të Prizrenit.

Sipas zëdhënësit Berisha, një person ka ngelur i vdekur në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët janë dërguar me shenja jete në spital, por nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve.

Policia ka identifikuar dy të dyshuarit, të cilët ende ndodhen në arrati. Ata sipas policisë kanë shtënë me dy lloj armësh në drejtim të viktimave, me një kallashnikov dhe pistoletë.

Ndërsa burime të lajmi.net, bëjnë të ditur se viktimat dhe vrasësit kanë qenë edhe më herët në konflikt mes vete. Njëri nga dorasit, sipas këtyre burimeve, para rreth një muaj e gjysmë ka qenë i rrahur nga viktimat.

Gjithashtu sipas këtij burimi, njëri prej të dyshuarve, edhe më parë ka kryer vrasje. Ai ka vuajtur një dënim me burg në Gjermani, për vrasje të dyfishtë atje. Sikurse viktimat, ashtu edhe vrasësit thuhet se janë nga qyteti i Prizrenit. (lajmi.net)

Fotot e postuara më poshtë janë marrë nga gazeta Zëri: 

a

aa