Reali largon Lucasin?
Real Madrid ka filluar të ketë dyshimet e para mbi mesfushorin Lucas Silva, përforcim i ardhur gjatë afatit kalimtar të janarit nga Cruzeiro.
Sport
Real Madrid transferoi mesfushorin Lucas Silva nga Cruzeiro gjatë afatit kalimtar të janarit për 14 milionë euro.
Por, braziliani ka filluar të ngritë dyshimet e para mbi kualitetet e tij. Andaj, sipas mediave spanjolle, ai mund të mos ketë të ardhme afatgjate në Santiago Bernabeu.
Ai nuk duket se ka diqka më shumë se futbollistët e tjerë në pozitën e tij e që kanë filluar të konsiderohen si të padobishëm në Real Madrid.
Fjala është për dyshen Sami Khedira e Asier Illarramendi, që pritet të largohen nga klubi në fund të këtij sezoni.