Atletico blindon Simeonen

Drejtuesit e Atletico Madridit kanë arritur marrëveshje me Diego Simeonen për vazhdimin e kontratës së tij me kushte të përmirësuara financiare.

Sport

07/03/2015 12:59

Diego Simeone do të mbetet në Atletico Madrid.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, drejtuesit e klubit nga Vicente Calderon, kanë arritur marrëveshje me strategun argjentinas për vazhdimin e qëndrimit të tij në postin e trajnerit.

Pas spekulimeve rreth interesimit nga Manchester City, Atletico ka reaguar duke i ofruar kontratë të re Simeones me të cilën ai do të përfitojë 6 milionë euro në vit.

Më tepër se dyfish nga rroga e tij e tanishme prej 2.5 milionë eurosh në stinor.