Sali Berisha – Shpend Ahmetit: Bëhu këshilltari im
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se kur u kthye në vitin 2005 nga studimet në SHBA, kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Sali Berisha, i propozoi që të bëhej këshilltar i tij.
Lajme
“Më duhet një këshilltar nga Kosova, që sa herë të hysh në derë, të më kujtohet Kosova”, i kishte thënë Berisha.
Në një emision të njërit prej televizioneve të Shqipërisë, Ahmeti bëri shaka me arrestimin e tij në protestat e fundit në Prishtinë, duke thënë se është ndër të paktët aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje që është burgosur vetëm dy herë.