Gazetares kosovare i ndahet Çmimi për Guxim nga Qeveria e SHBA-ve (Foto)

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), ka nderuar me Çmimin prestigjioz Ndërkombëtar për Guxim në Evropë, kryeredaktoren e gazetës “Zëri”, Arbana Xharrën.

Lajme

06/03/2015 22:03

Xharra ka falënderuar organizatën “American Women For International Understanding” për këtë çmim.

Ndryshe, kryeredaktorja e “Zërit” gjatë fjalimit të saj para të gjitha grave ka thënë se është nder i madh që shpërblehet puna dhe sakrifica, që, siç u shpreh ajo, “të gjitha ne i përjetojmë”.

aa

“Në emër të fituesve të vitit 2015 të “International Women Of Courage Award”, ju falënderoj që na keni nderuar duke na mbledhur këtu sonte. Është nder i madh të nderohet puna dhe sfidat që të gjitha ne i përjetojmë.

Para pak ditësh kemi arritur që të gjitha në Washington dhe ishte befasi sesi nga e mbarë bota ne ballafaqohemi me sfidat e njëjta.

aaa

Faleminderit që na mbështesni duke na shpërblyer me këtë çmim kaq të rëndësishëm për punën tonë”, ka thënë Xhara para të pranishmëve. (Zëri)

aaaa

1

2

3

4