Ancelotti flet për përforcime
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka insistuar se nuk është duke menduar ende për përforcime, pas spekulimeve se ka arritur marrëveshje për mbrojtësin e Portos, Danilo.
Sport
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka refuzuar të konfirmojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Portos, Danilo, Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar njoftime se Los Blancos kanë arritur marrëveshje për blerjen e futbollistit brazilian.
Por, Ancelotti insistoi se i pëlqejnë shumë futbollistë, e jo vetëm Danilo.
“Njoh shumë futbollistë, përfshirë Danilon. Por, nuk jemi duke menduar për përforcime tani për tani. Po, më pëlqen, njësoj sikurse shumë futbollistë të tjerë që luajnë në Evropë”, deklaroi Ancelotti i cili nuk përmendi emra.
“Për momentin, janë vetëm spekulime”, u shpreh ai.