Ronaldo, 210 milionë euro në llogari
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë futbollisti më i pasur në botë. Ai është ende në pozitën e parë, para sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.
Sport
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është futbollisti më i pasur në botë për vitin 2015.
Sipas “Goal Rich List”, reprezentuesi portugez tani ka pasuri me vlerë prej 210 milionë euro dhe ende gjendet në pozitën e parë, para sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, që është në disavantazh prej 10 milionë eurosh.
Pasuria e Ronaldos është rritur edhe falë suksesit me Real Madridin në vitin e fundit.
Në pozitën e tretë është një tjetër futbollist i Barcelonës, Neymar, por në distancë të konsiderueshme nga dyshja e parë.