Sanchez shënon, Arsenali fiton (Video)
Arsenali shënoi fitore në udhëtim te Queens Park Rangers me rezultat 2:1, falë golave nga dy sulmuesit Olivier Giroud dhe Alexis Sanchez.
Sport
Olivier Giroud dhe Alexis Sanchez i shënuan golat për Arsenalin në fitoren në udhëtim te Queens Park Rangers me rezultat 2:1, në kuadër të Premierligës.
Francezi dhe kiliani – që realizoi për herë të parë pas shtatë ndeshjes – realizuan në pjesën e dytë. Kurse, vendasit realizuan në minutën e 82-të nëpërmjet Austin.
Dhe, kjo fitore i ndihmon ekipit londinez që të vazhdojë garën e nxehtë për të përfunduar në katër pozitat e para.
https://vine.co/v/O0txIVLiXgv
https://vine.co/v/O0t22jtrEEV