Ndërron moti, shi ditën dhe borë natën

Nga dita e enjte vendin tonë do ta përfshijnë masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Lajme

04/03/2015 22:04

Do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira të ç’rregullta, reshje shiu, që gjatë natës do të shoqërohen edhe me borë, përderisa në viset malore do të bie vetëm borë, parasheh Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës.

Me prishjen e motit, do të fryjë edhe erë më e fuqishme, fillimisht nga juglindja e më pas nga veriperëndimi, gjë që do të ndikojë edhe në uljen e ndjeshme të temperaturave maksimale.

Reshjet e shiut dhe borës do të vazhdojnë deri të shtunën, kurse temperaturat minimale do të ulen deri në minus 3 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të arrijnë deri në plus 4 gradë.

Era do të vazhdojë të fryjë gjithnjë nga veriperëndimi, me shpejtësi deri në 9m/s.