Keni kujdes nga mashtrimet për lirime në Viva Fresh

Trendi i zbritjes së çmimeve në mbarë botën funksionin në atë mënyrë që produktet e ekspozuara më parë me një çmim të caktuar, me vendim të prodhuesit dhe/apo eksportuesit të atij produkti të pësojnë ulje pas një kohe me qëllim që produkti të shitet më shumë.

Lajme

04/03/2015 21:01

Mirëpo, në vendin tonë ky trend nuk funksionon në të shumtën e rasteve në këtë mënyrë. Kjo pasi shpesh konsumatorët bien pre e mashtrimeve që u bëhen me “aksione të zbritjeve”.

Rasti i fundit është fotografuar nga një lexues i Koha.net në një prej super-market në kryeqytet, ku shihet se një produkt ka “rënë në aksion” nga çmimi kinse i mëhershëm 3.15 euro, në 2.95.

Mirëpo, ata kanë harruar që çmimin e mëhershëm të atij produkti ta heqin para se ta vendosin në aksion atë produkt.

Në çmimin e mëhershëm shihet qartë se produkti ka pasur pikërisht çmimin e reklamuar si në aksion, pra 2.95 euro. Vjetërsia e etiketës së çmimit të tij të mëhershëm e vërteton atë se produkti nuk ka rënë fare në aksion, por është bërë për ta vënë në lajthitje konsumatorin, raporton koha.net.