Tabela në La Ligë pa Messin e Ronaldon (Foto)
Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë futbollistët kryesorë të Barcelonës, përkatësisht Real Madridit. Por, si do të dukej tabela e La Ligës nëse heqim kontributin e tyre?
Sport
Barcelona dhe Real Madrid do të ishin prapë në krye të La Ligës nëse nuk i llogarisim golat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Por, dallimi është se gjiganti katalan do të ishte lider, në vend të Los Blancos që aktualisht kryesojnë para tyre me dy pikë më shumë.
Messi ka realizuar më pak se Ronaldo, por golat e argjentinasit kanë luajtur rol më të rëndësishëm në marrjen e pikëve nga skuadra e tij.
Përndryshe, kjo është renditja e La Ligës, pa golat e dy yjeve më të mëdhenj të kampionatit spanjoll.