Helmohen nga ushqimi studentët e Akademisë së Policisë

Helmohen nga ushqimi studentët që ndjekin kursin për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Ngjarja u shënua pesë ditë më parë, kur mësohet se disa nga studentët patën disa probleme shëndetësore.

Lajme

03/03/2015 09:31

Disa prej tyre bëhet me dije se për shkak të përkeqësimit të gjendjes, kanë marrë dhe ndihmë mjekësore nga klinika që ndodhet pranë kësaj akademie.

Sipas burime për gazetën “Shqiptarja.com”, pesë ditë më parë studentët sapo kanë ngrënë ushqimin në mensë, kanë ndjerë probleme shëndetësore dhe dhimbje të forta në bark.

Pas kësaj situate, është konkluduar se shkak i kësaj është bërë ushqimi jo i freskët që është servirur në mensën e Akademisë së Policisë.

Menjëherë pas ngjarjes u morën masa për parandalimin e servirjes së ushqimeve jo të freskëta.