Për Kushtetuesen kandidojnë edhe Daka dhe Baraliu
Administrata e Kuvendit të Kosovës bëri me dije se ka përfunduar afati i konkursit për përzgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.
Lajme
Në afatin e rregullt të konkursit (prej 20 ditësh) kanë aplikuar nëntë kandidatë: Bekim Sejdiu, Arif Riza, Emrush Kastrati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hajrie Shala, Hava Ismajli, Valdete Daka dhe Mazllum Baraliu.
Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarit do të vazhdojë në pajtim me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. (KP)