Henry: Chelsea mund ta fitojë tripletën tani

Legjenda e Arsenalit dhe njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e Premier Ligës, Thierry Henry është i bindur se skuadra e Chelseas mund ta fitojë tripletën gjatë këtij sezoni.

Sport

02/03/2015 09:39

Chelsea triumfoi në finalen e Capital One Cup, ndërsa Henry është i bindur se Blutë këtë sezon kanë kapacitetin për të fituar tripletën.

“Unë mendoj se ata mund ta fitojnë tripletën. Ata kanë të gjithë kualitetin e duhur për të bërë një gjë të tillë”, tha Henry për Sky Sports.

“Sidoqoftë, koha do ta tregojë këtë gjë. Menzi e pres takimin kundër PSG-s. Do të jetë një ndeshje e madhe”.

“Nëse ata e mposhtin PSG-n, atëherë mund të përballeni me Bayernin, Realin ose Barcelonën”, përfundoi francezi.