Schweinsteiger në Premierligë?
Chelsea dhe Manchester United janë të interesuar për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sport
Bastian Schweinsteiger mund të largohet nga Bayern Munich, në fund të këtij sezoni.
Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, dy gjigantë të Premierligës, Chelsea e Manchester United kanë shprehur interesim për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.
Schweinsteiger, një prej futbollistëve kryesorë të gjigantit bavarez spekulohet se është i interesuar të provojë veten larg Bundesligës.
Dhe, kjo ka zgjuar interesimin e Chelseas dhe Unitedit për shërbimet e tij.