Kanceri i testikujve, dukuri që po përhapet ndër të rinj kosovarë

Sot është shënuar Dita Botërore e Kancerit. Kjo sëmundje në Kosovë ka prekur shumë qytetarë. Së fundmi është një lloj i rrallë i kësaj sëmundje që po përhapet te te meshkujt dhe është fjala për kancerin e testikujve.

Lajme

04/02/2015 23:16

Një sëmundje e rrallë po bëhet e zakonshme te të rinjtë e Kosovës. Kanceri në testikuj vetëm në vitin 2013 ka prekur 25 persona, kryesisht të ri në moshë, të cilët u trajtuan në Institutin Onkologjik në QKUK, raporton Klan Kosova.

Për vitin 2014 ende nuk dihet numri i tyre, por besohet se është rritur.

Kjo lloj sëmundje sipas onkologëve ka filluar të bëhet shqetësuese.

Përveç testikujve, kanceri është duke u shfaqur edhe në mushkëri, prostatë e te femrat më së shumti në gjinj e mitër.