PDK: Kryetari i Prishtinës në shërbim të VV-së e jo qytetarëve të saj

PDK ia ka kërkuar dorëheqjen Shpend Ahmetit, me arsyetimin se po i shërben një partie politike, e jo kryeqytetit. Sipas PDK-së, Shpend Ahmeti po e shpërdoron pushtetin në Prishtinë për ta marrë Vetëvendosje pushtetin në nivel qendror.

Lajme

28/01/2015 19:33

Kryesia e Degës së PDK në Prishtinë shpreh keqardhjen dhe mospajtimin e saj lidhur me sjelljen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në protestën e djeshme të opozitës, në të cilën njwri nga eksponentët dhe orkestruesit qendror, sipas tyre, ishte pikërisht Ahmeti.

“Kryetari i Prishtinës me pjesëmarrjen dhe nxitjen e tij dëshmoi përfundimisht se nuk është kryetar i qytetarëve shumicë në emër të të cilëve qeverisë, por eksponent-ekzemplar i një subjekti opozitar që programin e vet politik tenton ta imponojë në rrugë jodemokratike. Kryetari i Prishtinës dëshmoi se misioni i tij nuk është udhëheqja e Kryeqytetit dhe qytetarëve të Prishtinës, nuk është qeverisja dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Prishtinës, as kujdesi dhe mirëqenia e tyre, shëndeti as arsimimi, por shpërdorimi i postit si mjet dhe qëllim për marrje të pushtetit”, thuhet në një komunikatë të degës sw PDK-sw.

Kjo degë thotë se kryetari i Prishtinës e vërtetoi tërësisht se në agjendën e tij nuk është menaxhimi i resurseve dhe të mirave private e publike, por shkatërrimi i tyre për hir të pushtetit.

“Ahmeti dëshmoi se thirrja në ligj e ligjshmëri janë alibi dhe jo obligim ligjor i një udhëheqësi të zgjedhur. Kryetari Ahmeti përfundimisht tregoi se është i vetmi Kryetar i një Kryeqyteti që gjithçka është ndërtuar me mund e sakrificë nga taksapaguesit-qytetar të sinqertë të Prishtinës me vite, mund ta zhbëj në një ditë e në një orë të vetme, sikur ta kishte pronë të falur! Në këtë mënyrë z. Shpend Ahmeti është shndërruar në simbol të shkeljeve dhe sinonim i drejtuesit që nuk përfaqëson qytetarët por agjenda tjera që ai dhe bashkëpartiakwt e tij dinë t’i projektojnë. Prandaj Kryesia e Degës së PDK-së në Prishtinë kërkon dorëheqjen e z. Ahmeti dhe krijimin e mundësisë së qytetarëve për të pas kryetar të përgjegjshëm çfarë e meritojnë ata”, thotë dega e PDK-së në kryeqytet.