Djemtë e Mubarakut lihen të lirë!

Të dy djemtë e ish kreut të Egjiptit, Hosni Mubarak, janë liruar nga burgu, një ditë pas përvjetorit të katërt të kryengritjes që përmbysi ish-presidentin egjiptian.

Bota

26/01/2015 14:57

Alaa dhe Gamal Mubarak, të hënën u larguan të lirë nga Burgu Torah i Kajros dhe u drejtuan për në shtëpitë e tyre në periferi të Heliopolis, thanë zyrtarët e sigurisë, njofton BBC, raporton lajmi.net.

Javën e kaluar, një gjykatë urdhëroi që të dy djemtë e ish presidentit Mubarak të lirohen, ndërsa ishin në pritje të rigjykimit së bashku me babain e tyre për përvetësim të pasurisë shtetërore.

Gjykata e mori këtë vendim pasi vlerësoi se ata kishin shërbyer tashmë periudhën maksimale të paraburgimit.

Edhe pse lirimi i tyre pritej, kjo masë pason përleshjet vdekjeprurëse të së dielës midis policisë dhe protestuesve anti-qeveritar, ku mbetën të vrarë 16 protestues.

Gamal, 51 vjeçar, ishte një prej anëtarëve kryesor të ish-partisë në pushtet, Partisë Demokratike Kombëtare, dhe asokohe shihej se trashëgimtari i babait të tij edhe në politikë. Ndërsa Alaa, 53 vjeç, ishte njëri prej udhëheqësve të bizneseve kryesore në Egjipt.

Që të dy u arrestuan së bashku me babanë e tyre në prill të vitit 2011 dhe më pas u akuzuan për korrupsion. Në maj të këtij viti Gamal dhe Alaa u dënuan me katër vjet burg për përvetësim të rreth 14 milionë dollarëve, që ia faturuan qeverisë. Por vendimi i  hodh poshtë nga Gjykata e Kasacionit, e cila gjeti se procedurat ligjore nuk ishin ndjekur siç duhet dhe urdhëroi që rasti të shkojë në rigjykim.

Gjykata nuk ka vendosur ende nëse i ati i tyre, ish-presidenti Hosni Mubarakut është përgjegjës apo jo për disa raste korruptive, prandaj 81 vjeçari po mbahet prapa hekurave, në një spital ushtarak në periferi të Kajros.

Akuzat për konspiracion në vrasjen e qindra protestuesve gjatë kryengritjes që përfundoi sundimin e tij më 2011 u hodhën poshtë në muajin nëntor, ndërsa pritet edhe vendimi për aferat korruptive.

Pas sundimit të tij, në pushtet erdhi partia me bazë fetare, e drejtuar nga Muhamed Morsi, por edhe ky i fundit po mbahet në burg, pasi pas protestave të përgjakshme të vitit 2013, u rrëzua nga ushtria, me ndihmën e së cilës në pushtet erdhi ish-gjenerali Abdel Fattah Al-Sisi.