Kuvendi sot diskuton për migrimin ilegal të qytetarëve

Migrimi ilegal i qytetarëve të Kosovës, është një nga sfidat kryesore me të cilat po përballet vendi. Deputetët e Kuvendit sot do të diskutojnë për këtë çështje. 

Lajme

26/01/2015 11:30

Në orën 13 do të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë është paraparë që të diskutohet për migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës. 

Seanca që do të mbahet sot është vazhdimësi e seancës të së premtes e cila është ndërprerë për të vazhduar sot.