Samanta Karavello: Videot e Ronelës janë shaka, ne jemi shoqe

Samanta Karavella, thotë se videot që këngëtarja Ronela Hajati ka realizuar duke tallur atë dhe Gentën janë vetëm shaka dhe shërbejnë për prishjen e imazhit të saj...

ShowBiz

25/01/2015 11:44

Samanta ka deklaruar se ajo e ka Ronelën shoqe më të mirë, dhe se ka qenë në dijeni për këtë shaka. Ajo ka shprehur habinë me reagimin e njerëzve, teksa thotë se videot janë realizuar para një viti.

“Është shaka. Ajo video është bërë para një viti. Është thjesht një shaka mes shoqesh asgjë më shumë”.

“Videot i ka lansuar një person që ka dashur ta prishë imazhin e Ronelës, mirëpo ato video janë vetëm shaka. Pra, unë me Ronelën jam ashtu siç kam qenë dje në Paris, e para një jave në Tiranë, e edhe sonte – ne jemi shoqe të ngushta”, u shpreh Samanta për Telegrafi.com

Samanta dhe Ronela prej vitesh janë shoqe të ngushta, teksa së fundmi vizituan edhe Parisin bashkë, siç mund ta shihni në foto më poshtë. Lajmi.net