Fotogaleri: Dhuna e shkaktuar nga protestuesit
Protesta e sotme e organizuar nga partitë opozitare me në krye Lëvizjen Vetëvendosje, ka eskaluar në dhunë, ku protestuesit përveç objekteve institucionale, kanë sulmuar edhe pronat private, përgjatë shesheve kryesore të Prishtinës.
Lajme
Xhamat e objektit të qeverisë së Kosovës, janë thyer në tërësi, sidomos në pjesën përballë sheshit Skënderbe.
Por, përveç xhamave të qeverisë, protestuesit, të cilët nuk u thirrën fare nga organizatorët për shpërndarje, kanë sulmuar edhe kafiteri dhe vetura përgjatë shesheve të kryeqytetit. Sulmet janë bërë me objekte të forta, duke hequr edhe pllakat e sheshit. (lajmi.net)