Klerikët shqiptarë tregojnë se si u prit në Paris parakalimi i tyre

Në Paris në fillim të këtij viti Shqipëria dha një shembull unik të harmonisë dhe tolerancës fetare. Mediat nga mbarë bota vlerësuan hramoninë fetare në Shqipëri, dhe në shumë raste u kërkua që Shqipëria të jetë model edhe për vendet tjera. 

Lajme

23/01/2015 23:09

Kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Myftiu i Tiranës Ylli Gura dhe Ipeshkvi Monssinjor Lusian Augustini kanë treguar prapaskenat e udhëtimit në Paris derisa edhe një herë kanë theksuar për harmoninë fetare ndër shqiptarë, në një emision në RTK. 

Pjesmarrësit e Marshit të Parisit duke i duartrokitur klerikët shqiptarë

“Shumë vetë kërkonin fotografi, na pyesnin kush jemi plus dhe nj televizion i RAI erdhi për intervistë”, ka treguar Haxhi Baba Edmond Brahimaj, duke treguar ngjarjen që nga marrja e ftesës nga Kryeministri Rama. 

“E shikoja shumë të domosdoshme praninë tonë sepse populli ynë shqiptarë, vend i vuajtur jetojmë më tepër se sa në një harmoni fetare”, tha Monsinjor Lusian Augustini.