Cuadrado në Chelsea? Përgjigjet Mourinho
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka mohuar spekulimet se ylli i Fiorentinës, Juan Cuadrado është afër transferimit në Stamford Bridge.

Sport
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është kundërpërgjigjur pas spekulimeve se ylli i Fiorentinës, Juan Cuadrado është afër transferimit në Stamford Bridge.
Reprezentuesi kolumbian spekulohet se është pranë transferimit tek Blues.
Mirëpo, Mourinho ka sqaruar se Cuadrado nuk është futbollist i Chelseas, duke bërë me dije se nuk është afër gjigantit londinez.
“Cuadrado? Mendoj se është një futbollist i Fiorentinës, dhe nuk i takon skuadrës së Chelseas andaj nuk mund ta ftoj për ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Manchester Cityt të shtunën.