Kryebashkiaku i Londrës në frontin e luftës kundër ISIS-it

Kryetari i Londrës, Boris Johnson ka shkuar në Kurdistan për të parë nga afër se si po luftohet kundër ISIS-it.

Bota

22/01/2015 23:22

Londra ka vendosur që të mos japë më shumë detaje për vizitën e papritur të Johnsonit në Kurdistan, ku po zhvillohet luftime midis luftëtarë të ISIS-it dhe atyre kurdë.

Sipas gazetës britanike Guardian, detajet për këtë vizitë nuk janë dhënë për shkaqe  sigurie.

Johnson i është bashkuar një gazetari të gazetës tjetër britanike The Sun, i cili do të bëjë një reportazh për luftën e ISIS-it në këtë pjesë të Irakut. Ai do të takojë edhe britanikët që trajnojnë dhe ndihmojnë me këshilla luftëtarët kurdë.