Pronari i klubit, kuzhinier i futbollistëve

Pronari i Leeds United, Massimo Cellino ka bërë diçka të pazakonshme për skuadrën e tij. Ai ka përgatitur ushqim për futbollistët para një ndeshje kampionate.

Sport

22/01/2015 18:17

Pronari i Leeds United, Massimo Cellino ka gjetur një ‘punë’ të re, si kuzhinier.

Tingëllon e pabesueshme, mirëpo italiani ka përgatitur ushqim për futbollistët e tij. Para fitores së befasishme 1:0 ndaj liderit Bournemouth – fitorja e tyre e parë nga fundi i nëntorit – italiani ka hyrë në kuzhinë duke gatuar pasta për futbollistët e tij.

Dhe, ky duket të jetë angazhimi i fundit i Cellinos në klub deri më 10 prill pasi është i pezulluare si aksionari kryesor i Leeds United, që i pamundëson të jetë i angazhuar në baza ditore.

“Nuk u befasuan që ishte pasta, por nuk kishte shije të keqe. Ai mund të jetë kuzhinieri i ri”, deklaroi menaxheri, Neil Redfearn.