Shaqiri-Inter, lind dashuria
Menjëherë në debutimin si titullar dhe golin e parë, ka shpërthyer dashuria mes Interit dhe përforcimit të ri, Xherdan Shaqiri.
Sport
Xherdan Shaqiri e ka bërë Interin që menjëherë të dashurohet në të, shkruan e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.
Ish mesfushori i Baselit dhe Bayern Munichut realizoi golin e tij të parë me Nerazzurrët në fitoren 2:0 ndaj Sampdorias në paraqitjen e tij të parë si titullar.
Dhe, paraqitja e mirë e yllit kosovar e arsyetoi vendimin e trajnerit Roberto Mancini i cili me çdo kusht e dëshironte transferimin e tij.
Pavarësisht golit, Shaqiri bindi edhe me lojën e tij duke bashkëpunuar mirë me bashkëlojtarët e rinj e sidomos përforcimin tjetër të ri, Lukas Podolski.