SBASHK-u nesër në grevë, përkrahet edhe nga Sindikata e UP-së
SBASHK nesër do të mbajë grevë duke filluar nga ora 10-12. Kjo grevë do të përkrahet edhe nga Sindikata e Universitetit të Prishtinës.
Lajme
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar se nesër do të mbajnë një grevë e cila do të nisë në orën 10 e do të përfundojë në 12.
Kësaj greve do t’i bashkohet edhe Sindikata e Universitetit të Prishtinës, pasi që ky është orari kur edhe punohet me palë.
Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, tha se do të vazhdojnë edhe më tutje me veprime sindikale, madje tha se disa nga pikat janë realizuar, por se nuk kanë asnjë dokument të nënshkruar.