Pendohet për mbështetjen e Al-Kaidës

Wesam El Hanafi është dënuar me 15 vjet burg në New York, pasi që kishte dhuruar 67 mijë dollarë dhe mbështetje për rrjetin terrorist Al-Kaida.

Bota

20/01/2015 23:22

El-Hanafi, 39 vjeçar, i cili ka lindur në Brooklin, ka deklaruar se ka kaluar pesë vjet nga arrestimi, duke menduar për veprimet e tij.

Siç transmeton agjencia e lajmeve AP, Hanafi ka thënë se ka gabuar shumë me veprimet e tij.

“Nuk kam bërë vetëm zgjedhje të gabuara. Kam zgjedhur atë më të keqen”, ka thënë Hanafi duke kërkuar falje.

“Më vjen keq për veprimet e mia. Më vjen turp për ato që kam bërë”, ka thënë ai, transmeton KosovaPress.