Ronaldo: Do të luaja për Flamengon dhe Corinthians

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ai do të ishte i gatshëm që një ditë të luajë te njëra nga skuadra braziliane, Flamengo ose Corinthians.

Sport

20/01/2015 21:24

Ronaldo ka thënë se Flamengo dhe Corinthians janë skuadrat më të njohura braziliane dhe se ai do të kishte dëshirë që të luante te njëra nga ata.

“Flamengo dhe Corinthians janë dy nga skuadrat mjaft të njohura. Kam shumë miq atje dhe do të dëshiroja të luaja”, tha Ronaldo.

“Në Real kam pasur shumë bashkëlojtarë nga Brazili. Kaka është njëri nga më të njohurit të cilin e respektoj shumë”, përfundoi portugezi.