Bushati dhe Daçiqi takohen më 23 janar në Romë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati do të takohet në Romë me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, më 23 janar, kur parashihet të mbahet takimi trelateral i shefave të diplomacive të Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë. 

Lajme

19/01/2015 21:49

Iniciativën për këtë dialog e ka nisur ish-ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini, e cila tash është shefe e dplomacisë evropiane, njofton  agjencia italiane e lajmeve Agenparl.

Mogherini iu kishte propozuar këtë takim dy shefave të diplomacive të vendeve ballkanike gjatë vizitës që e pati realizuar në këto dy vende gjatë verës, kurse qëllim i këtij takimi është forcimi i stabilitetit në rajon.  

Këtë die e ka m,bështetur dhe e ka vijuar ministri aktual italian i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni, i cili ka ftuar Bushatin dhe daçiqin në takimin e Romës më 23 janar.