Rritja e vlerës së frangut problem kredimarrësit, do të paguajnë më shumë
Rritja e frangut zviceran do të detyrojë mijëra përdorues të kredive të paguajnë më shumë.
Lajme
Mbi 60 mijë njerëz në Greqi që kanë marrë kredi në franga zvicerane janë prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Zvicrës për të braktisur kursin fiks të këmbimit të frangut kundrejt euros, i cili në tre vjetët e fundit ishte mbajtur nivelin e 1.20 franga për një euro.
Sipas vlerësimeve të bankave, ato kredi për shtëpi janë vlerësuar në rreth gjashtë miliardë euro.
Rritja e frangut zviceran do të detyrojë mijëra përdorues të kredive të paguajnë më shumë.
Monedha zvicerane është shtrenjtuar rreth 25 për qind kundrejt dollarit amerikan, shkruan albinfo.