Kurdisje në Eredivisie

Elita e futbollit holandez, Eredivisie, është goditur nga një skandal i fuqishëm. Skuadra e Willem II akuzohet se ka kurdisur dy ndeshje më 2009.

Sport

17/01/2015 12:58

Holanda ka hyrë në listën e gjatë të shteteve të përfshira në skandale për kurdisje të ndeshjeve.

Sipas agjencive, skuadra e Willem II, ka pranuar të kurdis ndeshjet kundër Ajax Amsterdamit më 2009 dhe Feyenoordit, në po të njëjtin vit.

Futbollistët e Willem II thuhet se kanë përfituar nga 100 mijë euro secili që të pësojnë humbje me rezultat të thellë.

Për krejt këtë dëshmitar kryesor është mesfushori nga Sierra Leone, Kargbo.

Ai është i gatshëm të dëshmojë dhe Federata e Futbollit të Holandës ka pranuar se do ta ftojë së shpejti.