Për kë po mërzitet Rozana Radi?

Këngëtarja e njohur Rozana Radi përmes një postimi ka shprehur dhimbjen e saj, mallin de mallëngjimin që ndjen për babin e saj, i cili nuk jeton më...

ShowBiz

17/01/2015 12:02

 Kantautorja e njohur Rozana Radi përmes një statuti në ‘Instagarm’ ka treguar se sa shumë po i mungon babi i saj, e me këtë dhimbje janë solidarizuar edhe fansat e këngëtares të cilët e inkurajonin me fjalët më të bukura.

Dua të shkruaj një poezi për ty i shtrenjti im. Një poezi që mban brenda gjithë mllefin e ditëve të mija kur ti nuk ishe prezent për të më thënë kthehu prapa. Kthehu mos i shkel ato rrugë. Kthehu dhe kalo nga rruga më e gjatë. E ku ta dija unë kuptimin e atyre rrugëve. Si mund të fillonte kjo poezi!!! I shtrenjti Ati im, ti more rrugën më të shkurtër. I miss you”, ishte mbishkrimi i këngëtares. Lajmi.net