Fotografi qëllohet në gjoks në protestën kundër Charlie Hebdo në Pakistan (Foto)

Qindra njerëz kanë protestuar jashtë ambasadës franceze në Pakistan, kundër publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed, që ka bërë revista franceze Charlie Hebdo. Në këtë protestë, është qëlluar me plumb në gjoks një fotograf. 

Bota

16/01/2015 19:24

Fotografi AFP-së AdiF Hasan që po përcillte protestën me rreth 200 pjesmarrës, jashtë ambasadës franceze në Pakistan, është qëlluar me plumb në gjoks, transmeton lajmi.net. 

Plumbi që besohet se kishte ardhur nga ana e protestuesve, thuhet të ketë qëlluar në mushkëri fotografin.

Në fillim ishte menduar për gjendje të rëndë, por pas intervenimit mjekësor, jeta e fotografit thuhet të jetë jashtë rrezikut.

Policia përdori gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe pompa uji kundër protestuesve. (lajmi.net)