Përfundon protesta kundër Thaçit, protestuesit kërkuan vrasjen e shqiptarit
Në Podgoricë ka përfunduar me incidente të vogla protesta kundër vizitës së zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, i cili sot është pritur nga krerët më të lartë të Malit të Zi.
Lajme
Dhjetëra qytetarë, të prirë nga disa deputetët serbë në Parlamentin e Malit të Zi, nuk kanë arritur të fitojnë përkrahjen e masës në rrugë, përveç përkrahjes që kishin “fituar” në faqen e tyre të Facebook-ut.
Protestuesit kanë kritikuar udhëheqjen malazeze që kanë pranuar vizitën e Thaçit, duke thënë se “një hije e zezë ka rënë mbi Malin e Zi”; dhe se “kjo është vepër e regjimit diktatorial të Gjukanoviqit”.
Forcat e rendit kanë bllokuar rrugët që kanë çuar drejt pallateve ku janë mbajtur takimet, ndërsa ka reaguar vetëm në momentin kur disa të rinj iu janë afruar policëve me thirrjen “Vriteni shqiptarin”.
Në këtë moment policia ka reaguar, por protestuesit janë tërhequr duke vazhduar me parulla antishqiptare dhe ato kundër pushtetit në Mal të Zi, të shoqëruar me muzikë nacionaliste serbe.