Moyes: Januzaj si Cruyff

Ish menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka lavdëruar mesfushorin Adnan Januzaj duke e krahasuar me legjendën e Holandës, Johan Cruyff.

Sport

16/01/2015 09:32

Ish menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka lavdëruar mesfushorin Adnan Januzaj.

Por, trajneri i ri i Real Sociedadit ka insistuar se nuk është në përpjekje për ta transferuar Januzajn në La Ligë, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Kam lexuar diçka rreth kësaj, por nuk e di prej nga ka ardhur. Nuk ka ardhur nga unë”, deklaroi Moyes, nën drejtimin e së cilit Januzaj shkëlqeu në Old Trafford, pas debutimit në gusht të vitit 2013.

“Së bashku me Wayne Rooneyn, Adnani është talenti më i mirë me të cilin kam punuar si menaxher. Ai është futbollist më kualitete të mrekullueshme dhe ka aftësi t’i kalojë kundërshtarët me lehtësi. Kur e shoh në pronësi të topit më duket sikur ka karakteristikat e Johan Cruyffit”, u shpreh Moyes.