Imazhe satelitore të shkatërrimeve nga “Boko Haram” në Nigeri
Organizata për të drejtat e njeriut me seli në Londër, Amnesty International (AI), të enjten ka publikuar imazhe satelitore që sigurojnë “prova të padiskutueshme dhe tronditëse” të shkallës së sulmeve të militantëve të organizatës terroriste “Boko Haram” në dy qytete të Nigerisë, javën e kaluar.
Bota
Imazhet tregojnë se sulmet në Baga dhe Doron Baga kanë lënë mbi 3,700 struktura “të dëmtuara ose të shkatërruara plotësisht”.
“Amnesty International” citon dëshmitarë, zyrtarë dhe aktivistë, të cilët kanë treguar se militantët islamistë kanë qëlluar gati 2000 civilë në ofensivën e tyre të javëve të fundit, por qeveria i ka hedhur poshtë këto të dhëna, duke e zbritur këtë numër në 150 viktima, njofton BBC, raporton lajmi.net.
Daniel Eyre, hulumtues i “Amnesty International” në Nigeri, ka thënë se imazhet tregojnë “shkatërrimin në përmasa katastrofale të dy qyteteve, njëri nga të cilët është fshirë pothuajse tërësisht nga harta”.