A po kërkojnë shoqatat e luftës hise në qeverisje me UP-në?
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu ka folur sërish për problemin e lindur midis tij dhe OVL të UÇK.
Lajme
Zejnullahu ka thënë në emisionin Zona e Debatit të Klan Kosovës, se ai ju ka transmetuar qartë idenë e tij shoqatave të luftës e edhe ish-ministri Buja, në lidhje me këtë.
Por, ai shtoi se ka përshtypjen që OVL e UÇK kërkojnë diçka më shumë. “Kjo më shumë është qeverisja me UP-në”.
“Kam përshtypje se kërkojnë diçka më shumë. Kërkojnë hise në qeverisje. Jam munduar në formën më njerëzore ta transmetoj edhe te ata edhe të ministri Buja. A jam kuptuar a nuk jam kuptuar, ajo është diçka tjetër”, tha ai.
Zejnullahu ka shtuar se UP është e gatshme t’i trajtojë si kategori të veçantë fëmijët e dëshmorëve.
“Unë ju kam transmetuar qartë idenë time shoqatave të luftës, ju kam thënë se ka një kategori që ne do ta trajtojmë si kategori të veçantë, ata janë fëmijët e dëshmorëve. Por këtë nuk e kanë transmetuar as mediet as askush tjetër”, tha rektori i UP-së.