United, 150 milionë për Balen
Skuadra angleze, Manchester United është duke përgatitur një ofertë shokuese prej plotë 150 milionë euro për të transferuar yllin e Real Madridit, Gareth Balen.
Sport
Sipas raportit të bërë nga Fichajes.net, mësojmë se Manchester United është shprehur i gatshëm të paguajë vlerën e Bales, që është 150 milionë euro.
Edhe pse Perez ka mohuar një largim të uellsianit nga skuadra e tij, një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë verës, nëse skuadra nga Old Trafford dërgon një ofertë zyrtare në tavolinat e drejtuesve të skuadrës spanjolle.
Përndryshe, Bale nuk e ka filluar mirë sezonin e ri me Realin, pasi është ndeshur disa herë me bashkëlojtarin e tij, Ronaldon, te i cili nuk ka pasuar në disa raste të sigurta për gol.