Franca dërgon një aeroplanbartëse për të luftuar IS-in
Presidenti i Francës, François Hollande ka paralajmëruar të mërkurën se Franca do të dërgojë aeroplanbartësen “Charles de Gaulle: në Lindjen e Afërt, për të ndihmuar forcat e koalicionit me SHBA-të në krye në luftimin e Shtetit Islamik (IS).

Bota
Një javë pas sulmeve terroriste në Paris, në të cilat vdiqën 17 persona dhe tre sulmues, Hollande duke iu drejtuar ushtarëve të aeroplanbartësit Charels de Gauille theksoi se situata “arsyeton praninë e aeroplanbartësit tonë”, transmeton lajmi.net.
Franca merr pjesë në sulmet ajrore ndaj pjesëtarëve të Shtetit Islamik në Irak. Duke iu drejtuar ushtarëve, Hollande kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për arsye të dakordimit të ngadalshëm lidhur me konfliktin në Siri.