Ronaldo, një tjetër rekord të madh me Realin
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është lojtari i parë në historinë e kësaj skuadre që ka arritur ta fitojë Topin e Artë dy herë radhazi.

Sport
Cristiano Ronaldo është duke kaluar një formë fantastike me skuadrën e Real Madridit, pasi ka shkruajtur emrin e tij në historinë e madhe të kësaj skuadre.
Ai është lojtari i parë në historinë e Los Blancos që ka arritur të fitojë Topin dy herë për dy vite radhazi.
Përndryshe, Ronaldo e ka fituar çmimin më të madh individual plotë tre herë gjatë karrierës së tij, pasi më parë, këtë gjë e bëri edhe me skuadrën e Manchester Unitedit.
Përndryshe, me fanellën e Realit, Topin e Artë e kanë fituar edhe disa superyje tjerë gjatë të kaluarës.