Pellegrini: Sanchez, lojtari më i mirë në Premier Ligë
Trajneri i Manchester Cityt, Manuele Pellegrini ka thënë se superylli i Arsenalit, Alexis Sanchez është lojtari më i mirë në Premier Ligë.

Sport
Pellegrini ka lënë anash disa yje të Premier Ligës, si Aguero, Diego Costa apo Fabregas, duke thënë se Alexis Sanchez është lojtari më i mirë i kësaj lige.
“Në secilën ndeshje që po e shikoj atë, duke se ai po bën një përpjekje, angazhim, ambicio dhe maturi të shkëlqyer. Ai po përmirësohet vit pas viti”.
“Jam i lumtur për të, pasi për momentin, është lojtari më i mirë në Premeir Ligës”, përfundoi trajneri i Manchester Cityt deklaratën e tij për të përditshmen spanjolle, AS.