Bastet sportive: Ja kush duhet ta fitojë Topin e Artë
Sot jemi në ditën finale për shpalljen e fituesit të Topi të Artë, ndërsa më poshtë ju sjellim favoritin për ta fituar këtë çmim sipas kuotave të basteve sportive.

Sport
Kompanitë më të njohura të basteve sportive në botë, thonë se Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë.
Ai ka qenë më i mirë gjatë tërë sezonit, dhe e meriton ta fitojë këtë çmim, që do të ishte i dyti radhazi për të dhe i treti në karrierën e tij.
Përpos basteve, Ronaldo konsiderohet favorit edhe për disa portale dhe kompani më të mëdha në botë. Eurosport ka raportuar se portugezi është fitues i padiskutueshëm i Topit të Artë këtë sezon.