10 lajmet e “vizatuara” të vitit 2014

Viti 2014 është cilësuar si vit me shumë lajme “brutale”, prandaj shumë lexues i janë përgjigjur kërkesës së redaksisë së lajmeve të BBC-së për të ilustruar me vizatim ngjarjet kryesore të vitit.

Bota

01/01/2015 14:06

Në këtë vit ka lindur “Shteti Islamik”, ka shpërthyer Ebola në Afrikën Perëndimore dhe konflikti në Ukrainë. Ka vazhduar lufta civile në Siri, ndërkohë që është vështirësuar jeta e miliona refugjatëve nga Lindja e Mesme. Lajmet që kanë ardhur nga këto vende janë karakterizuar nga lexuesit anembanë botës si lajme të dhimbshme, trishtuese dhe brutale.

Në këtë vit gjithashtu ka pasur ulje të sondës “Philae” në Comet 67P dhe 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore, është bërë përpjekje me referendum për ndarjen e Skocisë nga Britania e Madhe. Po ashtu, e pranishme nëpër media, me vend e pa vend, edhe më tutje ka mbetur modelja Kim Kardashian. Të gjitha këto ngjarje janë vlerësuar si frymëzuese, disa për mirë, e Kim – për keq.

Lexuesit janë përpjekur që t’i ilustrojnë disa nga ngjarjet e vitit 2014 me anë të një vizatimi në letër të bardhë, shoqëruar me një legjendë të shkurtër dhe i kanë dërguar ato në adresë të redaksisë së BBC-së, të cilat ua sjell në vazhdim lajmi.net: 

Viti 2014 e pa lindjen e “Shtetit Islamik”. Grupi i njohur më parë si ISIS është një grup radikal islamik që ka pushtuar territore në Siri dhe Iraku. Farid Bachtiar duket se me këtë vizatim sugjeron Shtetet e Bashkuara të Amerikës të angazhohen më shumë për të pastruar terrenin nga militantët e këtij grupi.

Brice Hall ka zgjedhur të përqendrohet në miliona njerëz të zhvendosur nga lufta civile në Siri, shumica e të cilëve jetojnë nëpër kampe pa kushte elementare për jetesë, shpeshherë të uritur. 

Ugwu Kelechi është përqendruar tek popullata që vdes nga uria dhe viktimat e organizatës terroriste Boko Haram në Nigeri dhe paaftësia e qeverisë për t’u kujdesur për qytetarët e vet të zhvendosur brenda vendit. 

. Luis Pastor ka shkruar se ishte i detyruar shpirtërisht për të nxjerrë si ilustrim të vizatuar virusin Ebola, sepse ajo sipas tij ka qenë një nga plagët më të tmerrshme dhe të papritura të vitit 2014.

Hamid Khan nga Pakistani i është “përgjigjur” me këtë vizatim sulmit të talibanëve në një shkollë në Peshaëar, ku mbetën të vrarë afër 150 nxënës. Ai thotë se fëmijët në vendin e tij duan të studiojnë, të ëndërrojnë për një të ardhme të ndritur, por pastaj terroristë ua ndryshojë të ardhmen. “Ata jo vetëm që na vrasin, ata vjedhin jetën tonë, ëndrrën tonë, kulturën tonë, paqen  tonë, shkollat tona, tregjet tona, rrugët tona. Ata janë terroristë”.

Aeroplani i zhdukur i Malajzisë, MH370, më 8 mars 2014, mbetet një mister. Megjithëkëtë, lexuesi nga Sri Lanka, Rifard Khalideen, që ka bërë lajmin me anë të këtij vizatimi shkruan: “Edhe pse nuk janë gjetur gjurmë të këtij avioni as në oqeane, shpresojmë të jetë i sigurt diku”. 

Gjigantët e teknologjisë Facebook dhe Apple, sipas Glenn Fitzpatrick, duket se po përpiqen të ngrijnë vezoret e të punësuarave femra. Shtatzënat nuk kanë pse të kërkojnë punë në këto kompani, ndërsa lehonat dalin “të varfra” prej tyre. A është ky fillimi i një bote të re “trimash”?

Kristina Macauley është frymëzuar të pikturojë skocezin Alex Salmond. Ajo thotë se pavarësisht rezultatit final të referendumit, që i tha “JO” pavarësisë së Skocisë nga Britania, Salmond është njeriu që ua ringjalli skocezëve ndjenjën kombëtare dhe të gjithë britanikëve rëndësinë që Skocia ka në Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk është vetëm kombëtarja që e ka zhgënjyer popullin brazilian, por edhe kushtet që kishte caktuar UEFA për Kampionatin Botëror të Futbollit, që u mbajt gjatë këtij viti në Brazil. Robert Temoteo thotë se derisa probleme shumë më serioze e kanë kapluar këtë vend, si uria dhe varfëria e skajshme, miliona dollarë janë shpenzuar për ndërtimin e stadiumeve, disa prej të cilëve ka shumë gjasa të mos përdoren përsëri.

Si përzgjedhje e lajmeve të ilustruara me anë të vizatimit është edhe ky i Maryam Alsalah, me këtë “imazh famëkeq” të Kim Kardashian. Maryam, e cila ka vizatuar lakuriq yllin e shoubizit, të ulur në krye të një bote të trazuar, shkruan: Ajo nuk është çështja më e madhe për të cilën duhet të mendojmë! /lajmi.net/