Gjest i madh nga Suarez
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka bërë një gjest mjaft të mirë në këto festat e fundvitit, pasi ka dhruuar një numër të madh të dhuratave për fëmijët dhe familjarët e tyre në një spital të Uruguait.

Sport
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka dhuruar plotë 500 shporta që ishin të mbushura me dhurata, fëmijëve që ishin të shtruar në një spital të Uruguait.
Fëmijët i pritën shumë mirë dhuratat, mirëpo ata u gëzuan edhe më shumë kur e kuptuan se këto dhurata erdhën nga Luis Suarez.
Raportohet se në secilën shportë të dhuratave, kishte nga një mesazh të shkruar pikërisht nga Suarez. Përndryshe, ai ka filluar të rimarë vetën te Barcelona, pasi ka shënuar golin e parë në La Liga.