Ancelotti: Cikli i ri i Realit sapo ka filluar

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka frikësuar kundërshtarët e skuadrës së tij, duke thënë se cikli i ri i Los Blancos sapo ka filluar.

Sport

23/12/2014 23:41

Carlo Ancelotti beson se viti 2014 ka qenë vetëm fillimi i ciklit të ri të Real Madridit, i cili do të vazhdojë të zhvillohet në vitin 2015.

“Ka qenë një vit fantastik për ne. Me punën e madhe që kemi bërë, ne kemi arritur të fitojmë gjëra mjaft të rëndësishme”, tha Ancelotti për faqen zyrtare të Realit.

“Kjo gjë na jep neve dëshirë të madhe për vitin 2015. Në vitin 2014, ka filluar një cikël i ri i Realit i cili do të jetë shumë i rëndësishëm”.

“Unë isha shumë i lumtur që kemi fituar La Deciman, mirëpo ajo erdhi falë punës së madhe që kemi bërë si skuadër. Ishte një gjë fantastike për të motivuar tifozët e Realit anë e mbanë botës”, përfundoi trajneri italian.