‘Ronaldo duhet ta fitojë çmimin ‘politkë’

Mbrojtësi i Chelseas, Filipe Luis ka thënë se Topi i Artë është një çmim politikë, të cilin duhet ta fitojë askush tjetër përpos Cristiano Ronaldos.

Sport

23/12/2014 22:51

Filipe Luis ka thënë se Topi i Artë është një çmim politikë, por atë duhet ta fitojë Ronaldo, pasi e meriton më shumë se çdo lojtar tjetër për vitin 2014.

“Messi është njëri nga talentët më të mirë me të cilin jam përballur ndonjëherë, nëse jo më i miri. Sidoqoftë, ai nuk kishte një sezon në të cilën e meriton ta fitojë Topin e Artë”.

“Gjithashtu, ky çmim duket shumë politikë. Sidoqoftë, Ronaldo ka bërë dukshëm më shumë se të tjerët gjatë këtij sezoni”, përfundoi Filipe Luis.