Tifozët e Realit pajtohen që ta shesin Bale
AS ka publikuar një sondazh sipas së cilit më shumë se gjysma e tifozëve të Real Madridit janë gati ta shesin Gareth Bale.

Sport
53% të votuesve kanë pranuar largimin e Bale nëse skuadra e Manchester United do të ofronte 150 milionë euro.
Në votim ishin pjesëmarrës më shumë se 30 mijë persona, por vetëm 46.25% dëshironin qëndrimin e uellsianit në Santiago Bernabeu.
Ish anëtari i Tottenham ka 33 gola nga 66 ndeshje me Realin dhe ka plotë 24 asistime për bashkëlojtarët e tij. Ai ishte njëri ndër lojtarët kryesor në gjatë sezonit të kaluar për Realin, duke fituar dhe titullin e dhjetë të Ligës së Kampionëve.